Braimllari: Pas 25 Prillit ka veç ndëshkim popullor, Niko Peleshi ka qenë ushtar i oligarkisë

237
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pasi dështoi në këtë sektor, sot i bën thirrje fermerëve të Korçës që të aplikojnë për ndihmë nga qeveria. ”Harron që në kohën kur ishte ministër Bujqësie, të vetmen meritë që kishte ishte ajo e ushtarit të oligarkut dhe jo i qytetarëve të ndershëm të Korçës. Korça dhe e gjithë Shqipëria nuk mashtrohet më nga kjo politikë klienteliste dhe abuzuese me qytetarët”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Ministri më i dështuar i Bujqësisë, Niko Peleshi i cili i bën thirrje fermerëve të Korçës të aplikojnë për ndihmë nga qeveria.

Harron që në kohën kur ishte Ministër Bujqësie të vetmen meritë që kishte, ishte ajo e ushtarit të oligarkut dhe jo i qytetarëve të ndershëm të Korçës. Korça dhe e gjithë Shqiperia nuk mashtrohet më nga kjo politikë klienteliste dhe abuzuese me qytetarët.

Me 25 Prill kthejmë pushtetin e vertetë tek populli dhe qytetarët e ndershëm. Godasim oligarkinë dhe çlirojmë ekonominë. Pas 25 Prillit ka vetëm ndëshkim popullor.