Italia i bllokoi 250 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, australianët “bojkotojnë” makaronat

Nëse ndalimi i Italisë për shpërndarjen e 250 mijë dozave të vaksinave  të AstraZeneca në Australi, u prit mjaft mirë nga kryeministri Scott Morrison, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për popullin australian.

Ata kanë filluar një “hakmarrje paqësore” dhe shumë ironike në Twitter, duke bërë thirrje për “bojkot të recetave më të famshme italiane të makaronave, nga karbonara deri tek ato me salcë”.

Sigal

Gjithçka nisi pas një postimi të një gazetari në Twitter, Naaman Zhou, i cili publikoi në profilin e tij një pako makarona linguine dhe tha se deri sa Italia të dërgonte 250 mijë dozat e vaksinave, ai do të përgatiste makarona me salcë të bardhe dhe do t’i quante karbonara.

Një “ofendim” për gastronominë tradicionale italiane. Kjo u ndoq nga shumë persona më pas, e madje veç makaronave, disa u fokusuan edhe te pica.

“Derisa Italia të heqë dorë nga bllokimi i vaksinave, unë do të vazhdoj të ha pica me ananas”, shkroi një tjetër në Twitter.