Presidenti Nishani nis sot vizitën zyrtare në Kosovë

494
Presidenti ende në detyrë i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në shtetin fqinj me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi.

Pas pritjes ceremoniale që do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, do të zhvillohet edhe takimi i përbashkët i delegacioneve.

Nishani pritetet të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Isa Mustafa, qeveria e të cilit një ditë më parë u rrëzua me një mocion mosbesimi. Kosova tashmë pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Nishani ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ku është pritur nga kreu i AKR, Behgjet Pacolli.

“Pata nderin të isha nikoqiri i parë në shtepinë time i Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonjës së tij, në vizitën e tyre në Kosovë që sapo filloi! E urova që të ketë vizitë të mbarë në Kosovë dhe e falmnderova për fjalët miradije në adresën time!”, shkruan Pacolli në Fb.
Sigal