Braimllari: Edi Rama e ktheu Vlorën nën pushtetin e krimit dhe të varfërisë

491
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Vlora ka mundësi të mëdha të zhvillimit të ekonomisë, turizmit, bujqësisë etj, por Rilindja e shkatërroi atë siç shkatërroi gjithë Shqipërinë.

J postimi i plotë:

Edi Rama e ktheu Vlorën nën pushtetin e krimit dhe të varfërisë.

Vlora si një qendër kryesore e turizmit por jo vetëm, nuk po shënon rritje ekonomike por vetëm rënie të saj.
Sipas INSTAT në vitin 2017 ekonomia e qarkut Vlorë pësoi rënie me 3.3% duke sjellë rënien e të ardhurave për frymë, emigracion te lartë dhe rënie të lindshëmërisë.

Vlora ka mundësi të mëdha të zhvillimit të ekonomisë, turizmit, bujqësisë etj, por Rilindja e shkatërroi atë siç shkatërroi gjithë Shqipërinë.

Rilindja mbolli krim dhe varfëri në Vlorë. Mburret Edi Rama me investimet ne Vlorë por asgjë nuk ka shkuar në shërbim të ekonomisë së Vlorës dhe qytetarëve por në xhepin e Edi Ramës dhe një grup njerëzish të vegjël që mban rreth vetes.

Ky është modeli i ekonomisë së Edi Ramës, një ekonomi e cila bazohet tek xhepi i tij dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Sot Vlora eshtë nën pushtetin e krimit por atentatet mafioze nuk i bëjnë më përshtypje as Ramës e as Lleshit të cilët kalojnë kohën e tyre sesi të hartojnë skema ushtarake për të shtypur protestat e qytetarëve.