Braçe i thotë ‘bo..’ Berishës, Noka e godet. Ndërpritet seanca

579
Sigal
Tensione në Kuvend, ndërsa protagonist i sherrit është bërë deputeti i Partisë demokratike Flamur Noka. Mësohet se Noka ka qëlluar Erjon Braçen, madje dhe me letra, ndërsa ky i fundit i është afruar.
Kjo ka shkaktuar debate dhe zhurmë në sallë, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka kërkuar që Noka të dalë nga Kuvendit dhe më pas ka ndërprerë seancën për 5 minuta.
Gjithçka ka ndodhur kur në foltore ishte ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa Braçe i ka thënë atij fjalë fyese ‘bo.’. Kjo ka bërë që Noka t’i ‘sulet’ Braçes.
Ndërkohë që Noka konfliktohej me Braçen, ish-kryeministri Sali Berisha i bërë disa herë thirrje. “Flamur, Flamur”, është dëgjuar Berisha duke folur ndërsa drejtuesja e seancës Valentina Leskaj i ka tërhequr vëmendjen. “Zoti Noka ulu se të nxjerr përjashta. Zoti Noka ulu në vend dhe mos thyej…Zoti Noka liro sallën, dil nga salla e Kuvendit”, ka thënë Leskaj.
Fill pas këtij incidenti, deputetët e PS-së kanë kërkuar që të përjashtohet Noka. Mblidhet Byroja dhe pritet që deputetët e maxhorancës të formalizojnë kërkesën. Ndërkohë që të dyja palët akuzojnë njeri-tjetrit për nxitje të konfliktit.