Blushi: Anëtarët e Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR) të kërkojnë falje për dëshmorët

256
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi në një reagim të tij i është pëgjigjur eklaratave të z.Balla. Blushi shkruan: “Të dashur kolegë gazetarë,
Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë.
Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten!
Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi.
Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj.Sara Lleshi”.
Sigal