Në 2 nëntor nis mësimi në Universitete/ Ja si do të zhvillohen leksionet

285
Sigal

2 nëntori është vendosur si data zyrtare që universitetet të hapin dyert për studentët. Me pandeminë nëpër këmbë, shumica e IAL-ve kanë vendosur që mësimin ta kryejnë të alternuar mes leksioneve online dhe seminareve në auditor.

Kështu, fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Fakulteti i Gjuhëve të huaja nga ana tjetër ka vendosur që vitet e para Bachelor dhe Master ta zhvillojnë mësimin në auditore.

Për sa i takon viteve të dyta dhe të treta Bachelor dhe ato të dyta Master mësimi do të zhvillohet tërësisht online.