Blerina Llalla: Një Menaxher Antikombëtar nën maskën e Kryemistrit Shqiptar

511
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Që ju jeni Kryeministri që nuk e duam e di gjithë populli, edhe ai që shan, nam, e flet kinse në favor tuaj, sepse nën zë mendon tjetër gje. Mos harro show-t i përgjigjen me show. Që ju jeni menaxheri i një projekti antikomëtar për Shqipërinë maskuar si një Kryeministër, kjo është e dukshme ashiqare! Ju do të mbeteni në memorien e shqiptarëve dhe të historisë si njeriu që zhbëri me teknika dhe instrumente të tjera edhe atë pakëz histori që të parët tanë u lodhën për ta krijuar. Sepse në cdo hap ditat-ditës veprat tuaja e dëshmojnë më së miri këtë gjë! Ju, Menaxheri Rama që në emer të postit dhe shitjen e pronës shqipëtare na shisni si suksese investimet e huaja por që prapaskenat e tyre nuk behën publike, sidomos në skemen “99” vjet.

Ju që u kujdesët më së miri të bëni qindra projekte kinse në emër të progresit por funksionuat si një qeveri nga ato OJQ-të apo OJF-të që bëjnë qindra projekte të bukura në dukje, por që në thelb kanë për qëllim vetëm zhvatjen e fondeve publike apo finacimeve nga donator të ndryshëm. Sekreti mbetet, si ti kopsisim sa më mirë letrat, faturat dhe raportimet finale që të duket sikur kemi bërë mrekulli por financimet dhe të mirat e tyre shkojnë në xhepat tuaj dhe të bashkëpunëtorëve, të cilët kujdesen dhe ju favorizojnë në implementimin e tyre dhe riciklimit të parave. Jeni bërë ai ato OJF-të, që sapo fitojnë projektin gjëja e parë që bëjnë janë sigurimi i zërave të buxhetit për shpenzime luksi jo për qëllimin e vërtëtë të projektit. Duke harruar madje dhe parimin e famshëm të skemës së përftimit personal nga to, ku rëndom thuhej, nëse do të pasurohesh dhe për vete merr 20% nga fondi projektit, 80% lëri për zbatimin, përndryshe je duke vjedhur! Sa ka shkuar përqindja juaj? Sepse pas ardhjes tuaj në pushtet raporti dukej se po shkonte 80% në xhepin personal dhe 20% për realizimin. Në cdo sektor e tregojnë sasia dhe cilësia e punimeve, materialeve apo cdo element i investuar. Pra duke bërë të kundërtën gjithmonë. Sa i keni qëndruar ju këtij parimi? Sepse sot duke se ky raport është akoma më i thelluar dhe sikur jemi në nivelët ekstreme e 99% për xhepat tuaj dhe 1% për projektet për popullin! Rekord?!

E tregon rritja e borxhit publik, kujt po ja fal Shqipërinë?! E tregojnë tenderat marramendëse për zyra luksoze, llogjistkë dhe infrastruktura jo cilësore, deri tek menaxhimi krizës së pandemisë dhe tërmeti.

Si i menaxhoni këto të ardhura dhe popullin e keni lënë në duart e emigrantëve, të cilët dhe i qësëndisni dhe ja u shani të afërmit që kanë lënë këtu duke i cilësuar dembelë.

Me cfarë guximi e bëni këtë?! Ju që nuk jeni të aftë ti përgjigjeni qytetarëve tuaj falë tyre ekzistoni atje lart, me shërbime shëndetësore falas, me rimbursime të denja pas gjith pengesave që shkaktoi pandemia! Ju që thoni nuk vdiq njeri për bukë, na qëlloi pjesa më e vështirë e mandatit dhe ndërkohë s’pushoni së dhëni shuma marramendëse për klientët tuaj duke e kthyer cdo gje në monopol. Ndërsa shumë të rinj apo familje të varfra me skemat qesharake të ndihmës sociale, që për ju sjanë as një gotë vere e mirë, as sa një pjatë makarona, s’dinë si do ngrysin natën e si do shtyjnë ditën. Keni guxim dilni dhe me karkaleca nga durrësi. Ah, po i keni dhënë zgjidhje, skema e përkrahjeve sociale për një familje kushton sa akti i një prostitute me një klient për një orë, si ato që shohim cdo ditë të promovohen në media. Ky është modeli dhe zgjidhja që promovoni si element mbijetese dhe pasurimi të shpëjte? Po aq është dhe ai treg ska vend për të gjithë. Apo është ajo platforma tjetër e shtëpive të hashashit, ku po kjo përkrahje, s’është as sa cereku apo gjysma e një doze për narkotikët. Ky është sistemi i vlerave që ngriti qeveria juaj? Janë fakte që nuk mund t’i mohoni dot, pasi për këto fenomene flet media, po flet Europa në lajme cdo ditë, me shifrat alarmante të-të arrestuarve dhe me historitë herë prekëse e herë dëshmuese të rrethanave kushtëzuese për stile jetese aspak të shëndetshme në familje e shoqëri. Siguria, jeta, prona, e ardhmja dhe ekonomia e shqiptarit s’ka qënë asnjëherë më në rrezik si në ditët e sotme. Ju, së bashku me projektin tuaj antikombëtar keni dështuar me kohë dhe këtë nuk ka shoshë që ta mbulojë. Madje pasojat ka për t’i ndjere gjithmonë populli dhe qeveria e re pas zgjedhjeve të 25 Prillit. E, kur të jeni në opozitë do ta shisni si dështim të atyre që do vinë?! Por jo, se ne jemi këtu. Faktet flasin dhe duam një të ardhme të sigurt, jo si kjo që ofroni ju!

Largove mjekët, infermierët, të rinjtë, energjinë e pastër motorike të vendit deri tek punëtorët e krahut. E bëre sepse përpos projektit, je njeri i varfër në vizion dhe nuk punove të forcoje vëndin, por t’a bastisje, t’a shpopulloje dhe t’a dobësoje. Keqpërdore besimin e shqitarëve.

Tani, pasi nën moton “kap ca të kapesh” je fryrë sa s’di të ndalesh, por dhe ke ndjere që toka po të lëkundet nën këmbë e do ikësh së shpejti, mendon dhe të bësh aktet e fundit tallëse me gjestet më të ulëta?! Duke thënë do sjellim afrikanë, bangladeshin, turqinë e c’te jenë të popullojmë shqipërinë duke na cuar shekuj pas në historinë e dyndjeve mongole. Ke ende guxim tallesh me popullin, e ja shan bijtë  nënave shqiptare, që janë heroina përball pa-burrërisë shtetërore, duke mbijetuar në cdo kusht. Ju burracakët e shtetit që kurrë si latë një të mirë atyre nënave, për pasojë shqiptarëve. Epo, ke guxim prej të marri që të con vetëm në greminë. Apo tani mendon se pas largimit nga pushteti duhet të tallesh dhe disa ditë duke fyer shqiptarët, për të treguar që je njeriu më mosmirenjohës në historinë e këtij vëndi! Tani mendon së do vesh konjekturat e fundit para largimit që të jesh në pjatë dhe në kohën e opozitës që po vjen? Apo si?!

Tani mendon se po nuk gjete zgjidhje të tjera për të shijuar përfitimet nga qeverisja alternativë mund të jetë dhe largimi nga shqipëria pa në dreq shqiptaret, do ti shaj me nanë e babe, e do iki?!

Por jo, jo zoti Menaxher Kryeminister, edhe të gjitha alternativat e mundshme që mund të kesh në mendje për t’i shpëtuar ndëshkimit nga ajo që i bëre shqipërisë dhe shqiptarëve nuk do të rezultojnë të sukseshme. Jo! Sepse do qëndrosh në shqipëri, do përgjigjesh për të gjitha dëmet që i ke sjellë vendit tonë. Do të conim në Bangladesh, por jo! Do t’i përgjigjeni të gjitha atyre pyetjeve që si përgjigjeni sot, dhe mendon se po kalon lumin duke ironizuar e sharë kundërshtarët. Mendo ctë duash, por nuk do të shkojë. Ka ende burra ky vend por si paskeni njohur. Prandaj për ju s’do të ketë vend as në opozitë as në jahte, cartera apo ishuj luksose, vendin tuaj do ta tregojnë shqiptarët dhe drejtësia.

Sepse në emër të skemës 99-vjet me qera, në emër të 99%-shit, në emër të 99-tave që do ti bësh këtij veëndi, dhe në emër të 99 viteve të ardhshme për Shqipërinë ndryshimi për ta ruajtur këtë tokë për shekullin në vijim do të fillojë nga ky vit, që për ironi mbaron me 1-sh, aq sa na duhet për ta rrumbullakosur 100-dshin! Mos harro. Ti ke djallin vetëm djallin, paranë, pabesinë! Ne jemi 1-shat që përkthehemi në fletë votimi! Kur nuk respekton 1-Shqiptar nuk ke respektuar vetë numrin 1, veten, pastaj thonë se ka vetëm Një Zot, Ne kaq na duhet! Dhe kjo do të mjaftontë për të pasur 1-shin, si popull do t’i shkonim si zero nga pas, Toske dhe Gegë për të bërë një shekull të ri. Shihemi në Elbasan! Më datë 25 Prill populli do ju cojë për lesh në Bangladesh! Ne kemi besimin, votën dhe të drejtën e zgjedhjes! Do ti japim zgjidhje! Është e jona Shqipëria!