Ditën e sotme nr.2 në listën për kandidatë të Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorës, Dr.Ina Zupa ka vazhduar sagën e takimeve me banorë të qytetit të Sarandës nga ku tha se pas 8 vjetësh qëndrim në vendnumëro, qytetarët kanë nevojë për ndryshim.
“Qytetarët votojnë Partinë Demokratike më 25 prill. Duan të realizuara angazhimet shpresëdhënëse të Lulzim Bashës.”,- shprehet Zhupa në postimin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i saj i plotë:
8 vjet në vendnumëro, qytetaret kanë nevojë për ndryshim!
Qytetarët votojnë Partinë Demokratike më 25 prill.
Duan të realizuara angazhimet shpresëdhënëse të Lulzim Bashës.






















