Xhaferri: Censusi “sekret shtetëror” për të mbuluar plagën e shpopullimit!

30
Sigal

Përshëndetje më poshtë reagimi i Kryetarit të FRPD-së,

Të dhënat e censusit do të publikohen në shtator me shpresën e vetme se me ardhjen e emigrantëve dhe manipulimet e patronazhistëve, së paku për propagandë do të mbulohet plaga dramatike e shpopullimit.

Nga Lezha Kryeministri Edi Rama u shpreh së në Shqipëri janë rreth 2.5 milionë banorë dhe kjo do jetë shifra që INSTAT do publikojë në Qershor të 2024, ndonëse burime serioze pranë këtij institucioni bëjnë me dije se në censusin e fundit rezulton se në Shqipëri janë rreth 1.7 milionë qytetarë.

Ajo që kemi denoncuar se që nga viti 2013 Shqipëria është zvogëluar me 1 milionë banorë është drama e vërtetë e kombit, pasi ky eksod është në kohë paqeje dhe është tkurrja me e madhe e popullsisë së Shqipërisë.

Korrupsioni në çdo qelizë të administratës, shëndetësia falas me faturat me të kripura në Evropës, arsimi që në renditjen e PISA-s rezulton i kthyer 2 dekada pas dhe kriminalizimi i ekonomisë dhe politikës janë në themel të shpopullimit të vendit!

Shkurt ka vetëm një emër: Edi Rama!

https://www.facebook.com/share/kFfUNj6YwrQf9u3k/?