Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar takime në bashkitë Berat, Kuçovë e Dimal ku ka vijuar me presantimin e kryetarëve të rinj të PS. “Prezantuam sot kryetarët e rinj të Partisë Socialiste të dalë nga procesi zgjedhor që përmbyllëm në fund të muajit qershor. Tani e tutje na pret një punë e jashtëzakonshme për procesin e riorganizimit dhe përballjen elektorale të vitit të ardhshëm.” Ka deklaruar Ministri i Brendshëm, ndërsa ka shtuar se është besimplotë se drejtuesit e rinj të PS në këto bashki do të ndërtojnë skuadrat më të mira dhe do të përmbushin me sukses objektivat që garantojnë fitoren e zgjedhjeve lokale.



















