Biberaj: Sovrani të largojë një herë e mirë regjimin. Është koha për zgjedhje të parakohshme.

621
Sigal

Aleksandër Biberaj, anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, teksa foli për manifestimin e 2 marsit, deklaroi se qytetaria shqiptare fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Biberaj shprehet se tani është koha e sovranit, Është koha, thotë ai, për qeveri të besimit popullor nga elita e kombit, koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore.

Reagimi i Biberajt

Te dashur miq,

Ishte kenaqesi e vecante pjesemarrja ne manifestimin e djeshem te qytetarise shqiptare te ardhur nga gjithe Shqiperia, nga gjithe brezat dhe grupet shoqerore, qe nga brezi i studenteve te dhjetorit ‘90, intelektuale te shquar, te pune dhe te papune, te majte e te djathte, pa asnje dallim. Qytetaret shqiptare te tej-lodhur, te tej-varferuar dhe te shkelur me kembe nga barbaria antishtet, nga qeveria me e urryer, me e korruptuar, me e inkriminuar dhe me anti-popullore ne Europen e 30 viteve te fundit, manifestuan dje me shume civilizim njesoj si qytetaret amerikane, angleze, gjermane, franceze apo italine. Ata manifestuan dje per te mbrojtur Kushtetuten dhe Republiken, demokracine, pluralizmin, shtetin e se drejtes, lirite dhe te drejtat tona themelore, manifestimi i pare i ketij lloji ne Shqiperine e pas vitit 1990. Qytetaret shqiptare meritojne falenderim dhe pergezim te vecante, respekt dhe mirenjohje pa kufij. Tani eshte koha qe populli te ushtroje sovranitetin e vet te mohuar, ne mbrojtje te interesave tona civile dhe kombetare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani ben zgjidhjen, te tjeret heshtin. Eshte koha qe sovrani te largoje nje here e mire regjimin, kliken kriminale ne minorance qe rrin ne pushtet me votat e vjedhura, me parate e krimit dhe te droges. Eshte koha per zgjedhje te parakoheshme politike dhe perseritje te zgjedhjeve vendore, me nje qeveri popullore te besueshme, te formuar nga elita e kombit, nga intelektualet dhe profesionistet me te mire dhe patriote qe kemi, qe fatmiresisht i kemi te shumte!