Kur qeveria nuk kupton gjuhën e shenjave!

584
Sigal

Nga Nora Malaj

(Ata nuk janë ndryshe, ata janë njësoj të barabartë si të gjithë femijet! )
Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve që nuk dëgjojnë! Pak ose aspak individë dhe institucione sot menduan për këta fëmijë , që duan një jetë me standart dhe cilësi ,ku e drejta e arsimimit cilësorë dhe shendetësor të jetë parësore për ta dhe familjet e tyre!

Në Shqipëri janë rreth 39.000 persona që nuk dëgjojnë dhe ata kanë nevojë që të kuptojnë se çfarë thuhet, debatohet apo miratohet nga deputetët.
Sipas të dhënave nga Shoqata e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe INSTAT, rreth 98 % e personave që nuk dëgjojnë janë të paaftë të kuptojnë atë që shikojnë në ekran apo edhe në përditshmërinë e tyre.

“Shkollat e specializuara do të kthehen në qendra burimore, që eksperiencën që kanë tua mësojnë edhe mësuesve të tjerë që mësojnë në klasa ku ka fëmijë me nevoja të veçanta. Me identifikimin e nevojave të shohim se si do të ofrojmë kurse edhe në nivele e më të larta të arsimit parauniversitar”, do të thoshte Besa Shahini, dikur zëvendësministre e Arsimit parauniversitar dhe sot si ministre nuk thotë asgjë.

Hesht Ministria e Shendetesise per masat dhe depistimet per grupimin e foshnjave dhe diagnostikimin e parandalimin e tyre .
Asgjë nuk është berë cfarë është premtuar, vetëm premtime boshe dhe asgje tjeter.
Keta fëmijë janë ende shumë larg , për t’u ofruar shërbime në arsimim gjithëpërfshirës, edukim me bashkëmoshataret e tyre , me asistencë mësuese që njohin gjuhën e shenjave. Ata dhe prindërit e tyre kanë nevojë për asistencë të specializuar që të perballin sfidat e jetës dhe të mos bulohen nga shoqëria!

Sot qeveria është shurdhëruar , pasi nuk i mbajti premtimet dhe bënë sikur nuk kupton , se nuk e njeh gjuhën e shenjave dhe ata sot i ka lene të harruar në problemin e tyre, duke i izoluar dhe të paintegruar!
Sot keta fëmijë bëjnë një apel të fortë per të gjithë ne , nepermjet nje vidio sensibilizuese! Faleminderit Mirsida dhe Denisa!

Sot kemi nevojë të gjithë se bashku të ndihmojë keta fëmijë , per t’ju dhene nje edukim cilësor, gjithëperfshirës , sherbimte dedikuar dhendetësor dhe familjeve të tyre mbështetje e përkrahje dhe të jetë te mbushur me dashuri e mirësi!

Se ju nuk jeni vetëm dhe të ndryshëm, po jeni me aftësi të vecanta dhe të barabartë!!