Nënkryetari i LSI, petrit Vasili ka reaguar në një mënyrë mjaft të gjetur ndaj betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Vasili ka shkruar se kapja e drejtësisë nga mafia doli hapur, teksa këtë e ka ilustruar edhe me një video.
POSTIMI:
Mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur!
Ata që po dhunojnë Kushtetutën për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese kanë emra janë Edi Rama dhe Dvoran-partia.
Nga Arta prokuroria tek Arta kushtetuesja.
Gra të ndryshme rrëmbimi i drejtësisë i njëjti.
Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën.
Të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe familjes.