Betimi para Rilindjes “tërmet” ndaj kolonave të Kushtetutës

637
Sigal

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Ligjbërësit e sotëm nuk dinë të lexojnë Kushtetutën, po prishin ekuilibrin midis pushteteve, duke e kthyer solemnitetin e betimit në një akt të thjeshtë para një administratori SHPK-je. E merr një anëtar të Gjykatës së Lartë, ndonëse në paligjshmëri dhe e bën kryetar të KLD-së! Inekzistenca e Këshillit të Vlersimit të Reformës në Drejtësi dhe kafja turke e Dvoranit.

Nisma kushtetuese e betimit bëhet për të emëruar njerëzit e tyre në Gjykatën Kushtetuese

Jakup GJOÇA

Sokol Hazizaj, konstitucionalist, shprehet se nisma e mazhorancës për të bërë ndryshime kushtetuese për të ndryshuar procedurën e betimit të antërit të Gjykatës Kushtetuese, meqë tani ka edhe shumicën e cilësuar në këtë Kuvend, nuk bëhet se do të zgjidhë konfliktin Qeveri-Presidencë- Kuvend, sepse një konflikt i tillë nuk ekziston, por, bëhet që mazhoranca është e paaftë që të përballojë situatën e pasojave të tërmetit dhe që të emërojë kë të dojë anëtar në Gjykatën Kushtetuese dhe “Rrit arbitraritetin e mazhorancës politike mbi Gjykatën Kushtetuese”.

Zoti Hazizaj, si e vlerësoni projektligjin e mazhorancës, për të ndryshuar procedurën e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese?

– Ajo që kjo mazhorancë  duan të përcjellin me atë projektligj, për ndryshimin kushtetues të procesit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  është që betimi është ekuivalent me procesin e e emërimit. Do të thotë që jo rastësisht Kushtetuta ka lënë të palëvizur  procesin e prezantimit  nëpërmjet  betimit  duke i dhënë një karakter shumë të rëndësishëm betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.  Dhe ligjbërësi i asaj kohe, me kusht që nëqoftëse e ka lexuar ky ligjbërës i sotëm, edhe Komisioni i Reformës në Drejtësi jo rastësisht këtë proces të betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese  e ka lënë të paprekur në Kushtetutë. Por si duket ata, që janë të njëjtët njerëz që nuk e lexojnë ligjin, në mënyrë jo të rastësishme duke prishur ekuilibrin midis pushteteve, sepse kjo që duan të bëjnë është prishja e ekuilibrit të pushteteve, prishja e një standardi i cili i çon pushtetet drejt një marrëveshjeje, duan ta kalojnë procesin e emërimit të barazvleshëm me betimin në një akt të tjehstë administrativ, siç mund të jetë ajopara noterit, apo para formave shkresore, duke humbur dy momente. Momenti i parë, është që të emërohesh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese është e barazueshme me betimin para një sipërmarësi, apo para një administratori të një kompanie. Sepse si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ke në dorë fatet politike të një vendi, sepse një vendim i Gjykatës Kushtetuese që përveç karakterit të së Drejtës, ka në thelb edhe karakter politik, sepse ka të bëjë me shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ligjit dhe të VKM.nKështu që dalja nga një situatë, që unë nuk e besoj konfliktuale midis qeverisë dhe Presidentit, midis Kuvendit dhe Presidentit, ose gjetja e një varke shpëtimi nëpërmjet një prodhimi të nxituar sot, në kushtet e Gjendjes së Jashtëzakonshme,  për shkak të fatkeqësisë natyrore, mun më duket  jo element i mençur, jo element racional, por më tepër nuk më duket të jetë një vendimmarrje që vjen realisht produkt i një frymëzimi juridik mbi të Drejtën dhe ekuilibrat e pushteteve.

M’u dhimb zëri i kryetarit të KLD-së Dvorani para Prokurorisë, nuk kishte pirë kafe ekspres, por kishte pirë kafe turke, sepse kishte buzët me llonjën e kafesë. E merr një anëtar të Gjykatës së Lartë, ndonëse  në paligjshmëri  dhe jo kushtetueshmëri  dhe e bën kryetar të KLD-së! E kuptoni sa poshtë ka rënë Kushtetuta!

Dispozita e projektligjit mbi procedurën e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese,  do të thotë nga mazhoranca që e merr këtë lloj iniciative dhe mua më duket e habitshme se deri ku dhe sa shkojnë juristët  për të formuluar nj dispozitë, e cila nuk lidhet me pozicionin e të qënurit jurist, por lidhet me pozicionin ose me funksionimin e pushteteve. Duhet të kemi të qartë raportin me ligjin. Që do të thotë, që jo çdo dëshirë e atij që ka inat me dikë, të formatojë  si të dojë. Kjo dispozitë që propozohet për miratim në Kuvend do të thotë që është si një enë komunikuese për të dalë nga një situatë konfliktuale  e shtirur, sepse unë nuk mendoj që është kaq konfliktuale situata midis qverisë- Kuvendit- Presidentit. Për ta bërë interesante këtë, gjejnë ca deputetë në Kuvend , që ne e dimë sesi është, që mund të ndërmarrë iniciativa që  jo se e do të sjellë ndonjë risi në ketë vend, por dihet ata që morrën pjesë në këtë reformë në drejtësi po vetemërohen, duke u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë,  dhe marrin pushtetin gjyqësor, por edhe për t’i dhënë një ngjyrë tjetër situatës. Prandaj edhe unë e ritheksoj, e rithem që sot  nuk preken këto marrëdhënie kushtetuese në këto kushte që jemi, sepse jemi në kushtet e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Dhe  ka një ndalesë thelbësore kushtetuese. Vendime që kanë të bëjne me rolin e institucioneve kushtetuese në përmbajtje, që kanë të bëjnë me vendimet e ekuilibrave të pushteteve janë shumë të vështira për t’i artikuluar sot, për t’i ndërmarrë . Në këto kushte nxitimi për përgjigje dhe kundërpërgjigje padyshim ëshrtë i stimuluar. Pra palëve politike u vjen  për mbarë që vëmendja e qytetarit të largohet nga ajo që sot është primare, emergjente, vuajtja për shkak të tërmetit, duke vajtur në një  situatë konfliktuale. Së treti ka me pamundësinë për të përballuar situatën. Situata përballohet me respektin që tregon përballë ligjit. Situata që ndodhemi ne është ligji kushtetues dhe ligji organik  që ka të bëjë me gjendjen në të cilin ndodhemi ne. Tani, pse duhet shpikur një konflikt tjetër? Mjafton që njerëzit të mos merren me emergjencën e situatës ku aa ndodhen. Unë nuk mendoj që ky ndryshim kushtetues, sepse tani mazhoranca i ka të gjitha në dorë, ka 2/3 nuk mendoj që jemi në situatën e duhur, nuk është se zgjidh ndonjë problem, madje rrit arbitraritetin e pushtetit nesër, se të gjitha këto sipërmarrje ligjore, do të vijnë shumë shpejt kundër kësaj mazhorance që tani është në pushtet, e do të vijë dita që këta të mazhorancës kur të jenë në minorancë, do të justifikohen për këto veprime të tyre sot të papërgjegjshme. Rrit arbitraritetin e mazhorancës politike mbi Gjykatën Kushtetuese,  sepse thotë që Presidenti nuk e miraton një emërim, por Presidenti është fiksi, këtu nuk është çështja kush është tani presidenti. Këtu është figura e Presidentit dhe kjo mazhorancë e prish,  e desktukton si filtër kushtetues, veçanërisht sot, kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe momenti i tretë është  si mund të shpikësh sot në një situatë të tillë, nën termologjinë që shiko, duke e fshehur, që ndodhemi në këtë situatë, por nxjerrim barkën e shpëtimit për të emëruar  kë duam ne. Nëse e miratojnë këtë ligj, çdo gjë fillon nga e para. KLD-ja duhet t’i drejtohet sërish Presidentit , nëpërmjet shportës së kandidatëve, për kandidatët në mungesë për Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj që mazhoranca duhet të tërhiqet mbrapsh nga çdo lloj nisme ligjore për të ndryshuar Kushtetutën, që unë do ta quaj të papërgjegjshme, që sot kur njerëzit kanë nevojë emergjence mbijetesën, këta të mazhorancës të merren me mic-mica.  Pse nuk funksion Këshilli i Vlerësimit të Reformës në Drejtësi, që të shprehet kush ka të drejtë: Presidenti, apo KLD-ja? Dhe ky Këshill i Vlerësimit të Reformës në Drejtësi deri tani është kaq inekzisent, sa nuk dimë kush janë, kur kanë bërë ndonjë mbledhje, a kanë dhënë ndonjë vlerësim?! M’u dhimb zëri i kryetarit të KLD-së Dvorani para Prokurorisë, nuk kishte pirë kafe ekspres, por kishte pirë kafe turke, sepse kishte buzët me llonjën e kafesë. E merr një anëtar të Gjykatës së Lartë, ndonëse  në paligjshmëri  dhe jo kushtetueshmëri  dhe e bën kryetar të KLD-së! E kuptoni sa poshtë ka rënë Kushtetuta! Pse, mungojnë njerëzit e tjerë që t’i çojnë në KLD e na mbeti vetëm Dvorani?  Ne na kantandisën, thua se jemi një fshat i humbur fare dhe hajde të vendosim disa  e t’i nëpërkëmbim të tjerët.

Rrit arbitraritetin e mazhorancës politike mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtu është figura e Presidentit dhe kjo mazhorancë e prish, e desktukton si filtër kushtetues, veçanërisht sot, kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe momenti i tretë është  si mund të shpikësh sot në një situatë të tillë, nën termologjinë që shiko, duke e fshehur, që ndodhemi në këtë situatë, por nxjerrim barkën e shpëtimit për të emëruar kë duam ne.