Berisha:Vendi po shkon drejt përplasjes së sigurt civile

410
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbrëmë se vendi po shkon drejt përplasjes së sigurt civile. Berisha tha se vendi është në kushtet e një puçi. “Duhej që të ishte miratuar vendimi nga qeveria apo nga Kuvendi. Jemi në kushtet e një puçi, ndaj duhej Gjykata Kushtetuese”, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën si vrasës mizor të votës së lirë dhe shtoi se për rikthimin e votës ja vlen çdo veprim. “Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurt civile. Për rikthimin e votës ja vlen çdo veprim, deklaroi Berisha. Fasadë nuk mund të jemi. Kakistokracia do të marrë atë që meriton nga populli. Opozita ka popullin dhe fuqinë e tyre, ata kanë gangsterët e drogën. Do ta shikojmë se kush do të fitojë, unë them që fiton e para”, tha Berisha. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër veç largimit nga Shqipëria. “Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistrokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisarë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur”. tha Berisha.