Berisha thirrje diasporës: Mos e fotografoni votën, qëndroni qytetarë të lirë!

9
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Korçës.

Në fjalën e tij, Berisha u bëri thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që mos të fotografojnë votën.

“I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë.

Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores”, u shpreh Berisha.

Berisha po ashtu iu bëri thirrje nëpunësve të shtetit që mos të votojnë PS-në.