Berisha takon minatorët në Bulqizë: 1000 euro pagë minimale, pensione të larta dhe trajtim shëndetësor special   

6
Sigal
Statusi i minatorit do të miratohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë së Partisë Demokratike, pas fitores në 11 maj.
Ky ishte zotimi i liderit të opozitës Sali Berisha, gjatë një takimi që zhvilloi me minatorët në Bulqizë. Berisha tha se paga minimale për minatorët do të vendoset 1 mijë euro, ndërsa pensionet e tyre do të jenë më të lartit në vend.
Berisha shtoi gjithashtu se statusi i minatorit nuk do të rëndojë sipërmarrësit në fushën e minierave, pasi për biznesin do të ketë një seri lehtësirash fiskale.Lideri i opozitës Sali Berisha, u zotua para minatorëve të Bulqizës, se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së Partisë Demokratike, do të miratohet statusi i minatorit.
Berisha tha se do të vendoset paga minimale 1 mijë euro për minatorët ndërsa pensionet për punëtorët e nëntokës do të jenë më të lartat në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike shtoi gjithashtu se qeveria e re pas 11 majit, do të ofrojë edhe një seri lehtësirash për minatorët, nga trajtimi shëndetësor e deri te karta e konsumatorit.Berisha shtoi gjithashtu se statusi i minatorit nuk do të rëndojë mbi bizneset që operojnë në fushën e minierave, pasi edhe për sipërmarrësit Partia Demokratike ka propozuar një paketë masash
.Gjatë fjalës së tij, premtoi para minatorëve se renta minerare, që u vendos si taksë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, do të rikthehet përsëri, ku të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për bashkitë ku gjenden pasuritë e nëntokës, me qëllim që ato të investojnë për zhvillimin e komunitetit lokal.