VIDEO/ Berisha-Yuri Kim: Me hyrjen në parlament mbrojta sovranitetin e vendit tim! ‘Faktet’ çoi në Paris

177
Sigal

Në ‘Foltoren’ në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha i ktheu përgjigjje ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kujtoi pas takimit me Bashën në selinë e Partisë Demokratike se “kur të gjithë donin që Shqipëria të zhdukej, Presidenti Wilson tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur”.

Berisha: Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thonte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”. Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë.

Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim. Ka një proces në Paris dhe ftoj këdo që të paraqesë faktet atje, por ju garantoj që fakte nuk ka.