Berisha replikon me Ramën nga Shkodra: Në kohën tonë një zv.ministër hapte zarfet e tenderave para gazetarëve, ai thotë “nuk vjedh burri dy metra”

123
Sigal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur nga Shkodra kryeministrit Rama, i cili vetëm pak minuta më parë kishte reaguar lidhur me akuzat që i kanë ardhur për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

“Ai në çdo akt që firmos siç tha vetë fap fap fap vetëm vjedh. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument “si mund të vjedhë një burrë dy metra”. Nuk ka shqiptar që e pranon një argument të tillë. Tu bëj një pyetje: a keni kontrolluar ju një tender të vetëm për energjinë këto kohë? Përpara, një zv.ministër i merrte gazetarët dhe i hapte zarfat para tyre. Sot çfarë ka ndodhur me KESH? Asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë asnjë tender të këtij institucioni. Para një viti hapën një tender për një platformë dixhitale prokurimesh. Në shkurt tenderi dështoi. Në korrik na shfaqet si fantazmë platforma dixhitale. Askush nuk e dinte kush e ndërtoi. Ajo platformë e ndërtoi një nga hajdutët që merr pjesë në vjedhjet e KESH. Janë kapur me dokumente se si kanë hapur portat e kaskadës, kanë shitur energjinë me 40 euro megavat, dhe klientela e ka shitur me jo më pak se 100 euro. Nëse Rama ka probleme të bëhet burrë dhe ti çojë në SKAP e tij”, tha Berisha