Shqipëria kërkesë NATO-s: Na ndihmoni me 800 respiratorë dhe 1 milion maska

68

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Exit.al i referohet një letre më 27 mars, sipas të cilës qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore (800 ventilatorë e 500 monitorë) dhe mjete mbrojtëse për stafin spitalor, (1,5 milionë maska të ndryshme e 200 mijë veshje).

Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi i kanë kërkuar ndihmë NATO-s për mjete e pajisje spitalore.

Lista me pajisjet e kërkuara nga qeveria shqiptare:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
2 mije kaska mbrojtëse NIV
200 njësi monitorimi kontrolli
1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit
300 mijë Doreza nitrile 230 mm
200 mijë Veshje për mjekët
1 milion maska kirurgjikale
500 mijë maska FFP3

500 monitorë për shumë parametra
500 pompa shiringe
300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
500 shtretër me dyshekë
500 pajisje për shtretërit
500 dollapë për veshjet.