2785 hektarë tokë nën ujë, Bashkia Shkodër ripërsërit thirrjen e shpalljes së fatkeqësisë natyrore

223
Sigal

Bashkia Shkodër vijon të bëjë thirrje që të shpallet fatkeqësia natyrore në zonë për shkak të përmbytjeve që kanë sjellë dëme në sipërfaqe të mëdha toke.

Situata vijon të mbetet e njëjtë. Sipas Bashkisë janë ende 2785 hektarë tokë që gjenden nën ujë.

Ndër të tjera kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit si dhe kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.