Meteorologët: Shkurti do të jetë me mot të qëndrueshëm

196
Sigal

Shkurti pritet që të jetë një muaj me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta ajri.

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb në një intervistë për ABC ka bërë me dije se vetëm dy ditët e para të shkurtit do të kenë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë.

“Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën dhjetë ditëshi i parë i ishkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë.

Ndërsa në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa dit me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”, ka thënë ajo.