Koronavirusi/ Pezullim i punës në gjykata deri më 22 Prill, përjashtim vetëm çështjet urgjente

308
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë deri në datën 22 prill, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Teksa i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos paraqiten pranë institucioneve, me përjashtim të rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se do të vijojë të punojë me gjykatat për të menaxhuar sa më shumë që të mundet në distancë dhe kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut.