Kosovë/ Humb jetën një tjetër pacient me COVID-19

301
Sigal

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në spital, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK’së, “pacienti I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi.”