Karabinierët kapin në flagrancë `skifterin` shqiptar, por vetë përfundojnë në spital

545
Ka qenë surprizë për dy hajdutë shtëpishë shqiptarë në kryeqitetin e Italisë, mbërritjë në kohë record e policisë në momentin e grabitjes, por edhe më surprizë ka qenë reagomi I tyre ndak karabinierëve.

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje.

Sipas mediave italiane mësohet se një 36-vjeçar shqiptar bashkë me një person tjetër është arrestuar duke vjedhur në një apartament në Romë, por prangat u janë hedhur vetëm pas një përleshje të dhunshme.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar karabinierët, për grabitjen që po ndodhte, ndërsa shqiptari ka mbetur i habitur kur ka parë policinë Brenda në apartament.

Për t’i shpëtuar policisë, ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tyre, ku si pasojë dy karabinierë kanë mbetur me lëndime; njëri prej tyre ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.

Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.
Sigal