Panariti: Dy janë opsionet e trajtimit të COVID19. Koha nuk pret

288
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se institucionet shqiptare duhet të mos humbasin kohë në aplikimin e mënyrave të reja të trajtimit të pacientëve me koronavirus.

Në një analizë në Facebook, Panariti thotë se në gjithë shtetet ka vetëm dy mënyra sesi po trajtohen pacientët; me ilaçin malarik dhe me serumin e gjakut nga të sëmurët e shëruar. Panariti thotë se ilaçi malarik është i vështirë për tu gjetur në këto kohë, ndaj mënyra më efikase është ajo e përdorimit të gjakut të pacientëve të shëruar.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit në Facebook:

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe ti mbajmë sytë hapur! Në pritje të vaksinës, ndaj COVID, shtetet po e luftojnë pandeminë edhe duke “improvizuar”.

Në kohë krize , nuk ke kohë të kolaudosh dhe “testosh” armët, por ashtu siç i ke duhet ti përdorësh!

Këtë po bëjnë shtete të fuqishme si Amerika, Kina, Franca, India pa pritur që studime eksperimentale “in vitro” dhe “in vivo” ti çertifikojnë ato.

Sepse puna dhe koha nuk pret! Dhe askush nuk e di se çfarë na pret! Dy janë opsionet më të forta për momentin:

1.Përdorimi i plazmës së konvaleshencës (përndryshe serumi i gjakut nga të sëmurët e shëruar)

  1. Përdorimi i preparatit anti malarik “chloroquina”.

Po e fillojmë nga i dyti. Autoritetet e shteteve prodhuese të chloroquines, kanë urdhëruar ndalimin e eksportit të saj për të patur mjaftueshëm rezerva për të kuruar njerëzit e tyre. Ndërsa plazmën (serumin) e konvaleshencës mund ta sigurojë secili për vete…

Edhe ne! Në mënyrë të rrufeshme FDA e Amerikës autorizoi përdorimin e serumi të gjakut të individëve të shëruar nga COVID për të trajtuar rastet e rënda të sëmundjes nga coronavirus .. Qëllimi është të parandalohet kalimi i të sëmurëve simptomatikë në reanimacion me intubim. Si metodë është relativisht e lehtë dhe me kosto të ulët..

Dhe ka rezultuar e efektëshme në luftimin e SARS dhe të Ebolës! Prandaj të mos presim që “Big Brother” të na dekretojë protokollet e trajtimit ndaj COVID për diçka që as ai nuk mundet për momentin, por të jemi të vëmendshëm dhe me kurajo për të bërë çmos për të shpëtuar jetë”.