Sera e kanabisit në Berat/ Shkarkohet drejtori i policisë Edmond Tarkaj

91
Sigal

Edmond Tarkaj, drejtori i Policisë Berat, është shkarkuar nga detyra e kryepolicit. Tarkaj pritet që të zëvëndësohet nga Kastritot Skënderi.

Burime bëjnë me dije se Skënderi pritet të emërohet zyrtarisht sot në postin e Drejtorit të Policisë Berat. Përpara marrjes së detyrës si drejtor i policisë së Beratit ai mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Shkarkimi i drejtorit të Beratit vjen vetëm 2 javë pas kostatimit të një sere në fshatin Kutalli të Beratit. Aty u kapën më shumë se 800 kg kanabis.

Për këte çështje nën hetim është e gjithë struktura e policisë Berat dhe zyrtarët më të lartë.