Berisha: Fajtore për situatën e përmbytjeve është qeveria, për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës

96
Sigal

Për kreun e PD, Sali Berisha fajtore për situatën e përmbytjeve është qeveria, për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës.

Në një konferencë për mediat nga Shkodra, Berisha tha se Rama dhe Balluku në vend që të prodhonin energjinë, e blenë atë me 226 euro megavatin.

Berisha: Kjo fatkeqësi natyrore nuk është e rrallë, por është e veçantë, është gjithçka jo dora e zotit, por dora e robit hajdut.

Pse e them këtë, jua shpjegoj. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të  diktuar nga vjedhja qeveritare. Çfarë ka ndodhur?

Gjatë këtyre ditëve Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku nuk kanë prodhuar energji por kanë blerë energji me 226 euro megavatin në bursë në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë kufizimi, pasoje në kaskadën e Drinit.

Sot Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë.