Abuzim me rimbursimin e ilaçeve, Vokshi: Një raport i KLSH ndodhet në Prokurori

452
Referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeteja demokrate Albana Vokshi akuzoi ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për abuzime të shumta në dikasterin që ai drejton. Në krye të skemës së mashtrimit tha Vokshi është rimbursimi fiktiv i ilaceve. Vokshi tha se në 10 farmacitë pranë QSUT nuk është kryer asnjë kontroll nëse kanë lëshuar receta fictive.
Vokshi: Një raport tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skandalet dhe abuzimet në shëndetësi të Ilir Beqës gjendet në Prokurori prej disa javësh. Në krye të skemës së vjedhjes, është rimbursimi fiktiv i ilaçeve, përmes mekanizmit kriminal të dirigjuar nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa. Dokumenti tregon se si klientët e qeverisë me farmaci, depo dhe bodrume farmaceutike kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaceve të shtrenjta, para që kurrë nuk u përdorën për kurimin e pacientëve. ‎Qindra milionë lekë të destinuara për ata më në nevoje, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, femijët, që kanë përfunduar në xhepat e miqve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës.
Raporti konstaton një rast tronditës, vetëm me një medikament, ketosterilin, për një periudhë 1 vjeçare, 2014-2015. Një skemë skandaloze, kriminale rimbursimi fiktiv. Ilaçe që qarkullojnë vetëm në letra, për të zhvatur paratë e shqiptarëve. Dhe ndërkohë që paratë shkojnë në xhepat e miqve dhe klientëve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës, qytetarët nxjerrin miliona për të blerë këto medikamente të shtrenjta. Skandali dhe abuzimi thellohet edhe më tej, me hartimin e listave të depove dhe farmacive, që nuk duhet të kontrollohen nga autoritetet për aktivitetin e tyre, për rimbursimet që bëjnë.
Deputetja demokrate tha po ashtu se janë 10 famraci në QSUT që janë përjashtuar nga kontrollet për të parë për receta fiktive. Deputetja demokrate kërkoi hetim serioz për këtë abuzim. 
Vokshi: Rezulton që 10 farmacitë me vlera më të mëdha janë përjashtuar qëllimshëm nga kontrollet, duke verifikuar ndërkohë farmaci me vlera të vogla, pa problemantika. Po ashtu, edhe farmacitë pranë QSUT, me vlerë rimbursimi mbi 18 miliardë lekë nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli nga ana e Fondit duke e bërë të pamundur monitorimin e aktivitetit të tyre, në kohën kur një raport i drejtorive sptalore flet edhe për barna të skaduara apo në limite të afateve të skadimit. E gjitha kjo në dijeninë dhe nën urdhërin, e Kryetarit të Këshillit Administrativ, Ilir Beqa. Partia Demokratike i bën thirje prokurorisë të hetojë me profesionalizëm, përkushtim ndaj ligjit dhe pa asnjë vonesë apo zvarritje ta dërgojë para drejtësisë këtë dosje të korrupsionit tronditës e kriminal të Ilir Beqës.
Sigal