Berisha: Rama është dorëzuar para Tahirit, oferta opozitës

513
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se kryeministri Rama është dorëzohet para ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria ka kërkuar arrestimin, me akuzën për përfshirje në trafikun e drogës. “Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit! Kjo, sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën!”, u shpreh Berisha. Sipas tij, Noriega, siç e etiketon Edi Ramën, “urdhëron deputetët mafiozë të tij të mbrojnë Saje qorrin dhe të hedhin poshtë me vota kërkesën e prokurorisë!” “Pas kërcënimeve të banditit Saje qorri ndaj Ramës, me dosjen e Xibrakës për vëlla Olsin, që e kanë dhe shërbimet partnere dhe aferave të tjera të tij dhe kërcënimeve të Fatmir Xhafës me dosjen e Agron Xhafës, e cila nxin kokë e këmbë Fatmirin, Noriega në panik vendosi mbrojtjen me çdo çmim të Saje qorrit, në fakt të vetes së tij dhe vëllaçko Olsit, Xhafës dhe Agronit të tij, pasi dosjet e tyre në shërbimet partnere janë shumë më të rënda se sa dosja e Saje qorrit! Deputetët e mazhorancës së krimit janë urdhëruar të mbrojnë krimin dhe të kryejnë krimin e rëndë antikushtetues të bllokimit të drejtësisë!”, u shpreh ish-shefi i qeverisë.
Sigal