Berisha publikon mesazhin për shoqëruesit e Saimir Tahirit: Të akuzuar për prostitucion e trafik droge

181
Sigal

Pas arrestimin e dy ish-punonjësve të policisë, shoqërues të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të operacionit antidrogë “Shpirti”, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari në vitin 2017 për Agustin Dedën dhe Hekuran Markun të akuzuar për plagosje, trafik lëndësh narkotike si dhe të kërkuar nga drejtësia italiane.

Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, Agustin Deda e ka ndërruar emrin në Paul Deda me pretendimin se ka plagosur në një lokal në Tiranë një oficer të gardës.

Më tej, Deda akuzohet se ka qenë një person në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

“Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiranë ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle në momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelonë dhe Londer me kokahine dhe prostitucion” – thuhet në statusin e Berishës.

Kurse për Hekuran Markun, sipas denoncimit thuhet se ka jetuar për 15 vite në Itali dhe ka probleme me autoritetet atje në lidhje me bankat për marrjen e një kredie mbi 100 mijë euro me emër tjetër.

“Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me emër tjeter ne Itali” , thekson Berisha në statusin e tij.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha:

Miq, ky status per eskorten kriminale te Sajes u publikua ne FB tone daten 1 shkurt 2017 ora 12:00.

Qeveria organizate e mirefillte Kriminale! Njihuni me shoqeruesit vrases, plackites, anetare te bandave, persona ne kerkim te palo ministrit Saje Qorrit.

Oficeri i SHKB dixhital informon:

-Shoqeruesi i pare i Saje qorrit Ka nderruar emrin nga Agustin Fran Deda ne Paul Deda

-ai ka plagosur ne nje Pub ne Tirane nje oficer te gardes

-ai ka qene person ne kerkim

– Ka bere trafik kokaine ne Spanje

-Shoqeruesi tjeter Hekuran Marku ka probleme me drejtesine italiane

-Bujar Trimi shofer arrestuar ne Munih per grabitje banke me banden e Yzberishit; eshte krahu i djathet

-Agim Sinani, shofer vrases anetar i bandes se Selites i denuar per vrasje

-Bledar Bodlli punon ne SHKB ka qene i denuar, pa shkolle.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjet kriminale te Saje qorrit, shoqeruesve dhe njerezve te tij! sb

28/01/2017, 11:56:47: Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiranë ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle në momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelonë dhe Londer me kokahine dhe prostitucion.

28/01/2017, 11:57:18: Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me emër tjeter ne Itali.

28/01/2017, 11:58:00: Bujar Trimi miku i familjes se Sajmir Tahirit eshte shofer prane parkut te ministris rendit,eshte kapur nga policia gjermane per grabitje banke me grupin e Yzberishtit ne Mynih,i kane bere atentat tek pallati me shigjeta para disa viteve dhe edhte krahu i djathtes i karteles se grupit te Selites qe eshte me burgim te perjetshem per disa vrasje.

28/01/2017, 11:58:41: : Agim Sinani ka qene shofer prane parkut ministrise rendit,e hoqen pasi i doli vertetimi i penalitetit i denuar pasi ka qene ne burg per vrasje dhe pjestar i bandes se Selites.dhe Tahiri,e coj me pune tek taks forca ne Kesh tek miku i ngusht i tahirit tek Vahit Sina nga Tepelena drejtor ne Kesh,

28/01/2017, 11:59:14: : Bledar bodlli nga Yzberishti dhe ky mik i Tahirit ka qene i denuar dhe eshte lidhje e Tahirit dhe e krenar Cenollarit ish kryetari i minibashkis Kombinat ,pa shkolle dhe i emeruar nga Tahiri me Shkb tek Arben Skendaj drejtori i shkb ish sigurims.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në njoftimin e dhënë për operacionin antidrogë e koduar “Shpirti” theksohej arrestimi i dy ish-punonjësve të policisë që në vitin 2016 kanë qenë truproje të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Bëhet fjalë për Agustin Dedën dhe Hekuran Markun të cilët u arrestuan si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas kalimin e saj drejt vendeve të Europës.

Në këtë operacion janë lëshuar 38 urdhër-arreste dhe janë arrestuar zyrtarë të lartë të qeverisjes vendore, prokurori i Vlorës Maksim Sota dhe ish-punonjës policie