Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta: Austria. mbështetje potenciale e dashamirëse për integrimin e Shqipërisë në BE

528
Dje, kryeparlamentari shqiptar, vizitë dhe takime pune në Vjenë, pritje nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures 
Ilir Meta: Një vlerësim të veçantë dua të bëj për presidencën austriake të OSBE-së edhe ne ndajmë të njëjtat prioritet si ato të presidencës austriake të OSBE-së lidhur me uljen dhe zbutjen e konflikteve, me bashkimin e forcave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por edhe me rivendosjen dhe rritjen e besimit për përballimin e sfidave mjaft të rëndësishme që ndeshet rajoni ynë dhe gjithë rajoni ku shtrihet OSBE-ja
Gjatë vizitës së tij në Vjenë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, znj. Arta Dade u prit dje, në Parlamentin austriak nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures. Kryetari Meta dhe Presidentja Bures vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta e miqësore mes Shqipërisë e Austrisë dhe ndanë bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm për një impuls të ri mes dy vendeve. kryeparlamentari Ilir Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm. Në këtë kuadër u bisedua mbi ecurinë e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë ku z. Meta dhe znj. Bures ndanë bindjen e përbashkët se progresi cilësor i kësaj reforme kyçe do t’i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës me efikase ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në botë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja.

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures, duke vënë në dukje sfidat me të cilat përballet hapësira evropiane, theksoi se Austria do t’a mbështesë gjithnjë Shqipërinë në integrimin e saj ne BE. Në këtë kuadër u vlerësua roli i Austrisë në krijimin e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel si dhe rëndësia e Procesit të Berlinit. Kryeparlamentari Ilir Meta, vlerësoi gjithashtu edhe Strategjinë e Bashkëpunimit për Zhvillim të Përbashkët 2015-2020 e cila do të ndihmojë në fushat e arsimit profesional dhe mirëqeverisjes. Me tej z. Meta theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht prioritetet kryesore të Presidencës Austriake të OSBE gjatë vitit 2017. Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe u vlerësua roli i Austrisë në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, z. Meta e ftoi znj. Bures për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë që u pranua me kënaqësi. Pas takimit, dy kryeparlamentarët zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat:
Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Znj. Doris Bures: Zoti Meta, do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen këto lidhje të ngushta 
I nderuar z. Kryetar!
Gëzohem shumë që mund t’ju përshëndes këtu në parlamentin austriak. Është një kënaqësi e madhe dhe kemi pasur mundësinë për të biseduar për lidhjet tona të shkëlqyeshme. Gjatë bisedës ne kemi folur edhe për perspektivën evropiane, që duhet të ketë Ballkani Perëndimor edhe Shqipëria. Edhe siç e dini, Austria përkrah gjithmonë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç dihet edhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe në organizatat ndërkombëtare edhe ne kemi thënë se edhe nivelin dypalësh do të vazhdojnë edhe në të ardhmen këto lidhje të ngushta, jo vetëm midis qeverive, por edhe midis parlamenteve tona

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë për reformën në drejtësi
Faleminderit Presidentja Bures!
Është një kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot këtu në këtë tempull të demokracisë tuaj si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, për arsye se vendi juaj përfaqëson një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në gjithë historinë e vendit tim dhe mbështetja nga Vjena ka qenë që nga dita e parë e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme, ku ju vazhdoni aktivisht të mbështesni integrimin evropian të Shqipërisë. Dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen që i jepni Shqipërisë, por edhe rajonit tonë për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian në këto kohë plot sfida edhe për vetë unionin, por edhe për vetë Austrinë. Dhe njëkohësisht dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen aktive të Austrisë për reformën në drejtësi, ku Austria luan një rol mjaft aktiv edhe përmes misionin të Bashkimit Evropian, EURALIUS, në vendin tonë.

Po kështu, mbështetja e Austrisë është mjaft e çmuar për strategjinë për bashkëpunim për zhvillim ekonomik të vendit tonë për vitet 2015-2020, ku prioritete mjaft të rëndësishme si arsimi profesional, decentralizimi dhe mirëqeverisja janë mjaft vitale për ecurinë e suksesshme të vendit në këtë rrugë. Një vlerësim të veçantë dua të bëj për presidencën austriake të OSBE-së edhe ne ndajmë të njëjtat prioritet si ato të presidencës austriake të OSBE-së lidhur me uljen dhe zbutjen e konflikteve, me bashkimin e forcave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por edhe me rivendosjen dhe rritjen e besimit për përballimin e sfidave mjaft të rëndësishme që ndeshet rajoni ynë dhe gjithë rajoni ku shtrihet OSBE-ja. Edhe një herë mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë, i jep dhe do t’i japë Shqipërisë. Në këtë kuadër u vlerësua roli i Austrisë në krijimin e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel si dhe rëndësia e Procesit të Berlinit. kryeparlamentari Ilir Meta, vlerësoi gjithashtu edhe Strategjinë e Bashkëpunimit për Zhvillim të Përbashkët 2015-2020 e cila do të ndihmojë në fushat e arsimit profesional dhe mirëqeverisjes. Me tej Meta theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht prioritetet kryesore të Presidencës Austriake të OSBE gjatë vitit 2017. Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe u vlerësua roli i Austrisë në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, z. Meta e ftoi znj. Bures për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë që u pranua me kënaqësi.
Sigal