Berisha pret Hotin: Rëndësi jetike bashkëpunimi midis dy vendeve në kuadrin bilateral dhe rajonal

243
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Gjatë takimit Berisha e uroi Hotin për misionin e tij si kryeministër si dhe mbi rëndësinë jetike të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat në kuadrin e këtij bashkëpunimi bilateral por edhe rajonal. ‘Të dashur miq, sot pata një takim me kryeministrin e Kosovës, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në këtë takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese në detyrën e lartë dhe misionin tejet të rëndësishëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës që i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë takimit diskutuam gjerësisht mbi rëndësinë jetike të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat në kuadrin e këtij bashkëpunimi bilateral por edhe rajonal. Zoti Hoti më përcolli urimet dhe përshëndetjet e kryetarit të LDK zoti Isa Mustafa dhe unë përfitova nga ky rast për t’i dërguar zotit Mustafa urimet e mia më të mira dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin miqësor e të frytshëm që kemi patur njëri me tjetrin dhe midis dy partive tona që në themelimim e PD e në vazhdim. Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë. Sb’