“Ik nga makina ose të qëllova!”, gruaja nxjerr armën dhe kërcënon për një vend parkimi

324
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Michigan mes një gruaje të bardhë dhe një familjeje me ngjyrë.

Të përfshirët në ngjarje janë zënë për një vend parkimi, teksa pas pak minutash gruaja e bardhë ka nxjerrë armën drejtuar zezakëve teksa dëgjohet të thotë “Ik nga makina ime, ose do të të qëlloj tani!” Ngjarja tronditëse për opinionin publik ka ndodhur në parkimin e makinave në Orion Township, Michigan.

Gruaja kërcënon me armë vajzën 15 vjeçare të familjes me ngjyrë dhe nënën e saj.

Kjo video është shpërndarë gjerësisht në rrjet duke ri-ndezur debatin për mënyrën se si trajtohen zezakët në SHBA.