Berisha: Opozita do tregojë Rilindjen e krimit

168
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e opozitës do të zhvillohet pavarësisht masave që ka marrë policia e shtetit. Berisha thekson se rrugët ku do të protestojnë nuk do bllokohen. Më tej, ai shton se nëse policia është porositur që të përballet me opozitën, e ka gabim. “Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend. Jemi më të interesuar për sigurinë e lidershipit europian. ne jemi kudo zotër të qytetit në zona të tjera, mjerë Rama dhe Çuçi. Demokratët protestojnë në qytet në shesh, por e dinë mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi. Policia nëse është e porositur që do të përballet me opozitën e ka gabim, opozita nuk ka betejë që nuk fiton”, -tha Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se opozita do ketë mundësinë që t’i tregojë botës që Rama qëndron i ulur mbi një karrige krimi, droge dhe vote të vjedhur. Së pari, Europa duke u mbledhur në Tiranë, i bën të qartë Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saji dhe ekspansioni e ambiciet e tij në Ballkan janë të papranueshme. I bën të qartë Ramës se luhatjet e tij mes hegjemonizmit serborus me Ballkanin e hapur dhe neo-otomanizmit marrin fund.