Samiti i BE mes protestave.Rama: Askush s’do thyej perimetrin e sigurisë

115
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur shqetësime nga liderët europianë për protestën e Sali Berishës më 6 Dhjetor kur do të mbahet samiti i BE në Tiranë. Por perimetri i sigurisë do të vendoset për shumë faktorë, përfshirë edhe persona të rrezikshëm, që të mund të kenë ardhur në Shqipëri me një axhendë të caktuar për personazhet e njohur dhe shumë të rëndësishëm që do të jenë në vendin tonë. Ndaj theksoi se problem në vetëvete nuk është opozita, por ndonjë sulm, që mund të ndërmerret në vendin tonë. Në fjalën e tij, protestën e organizuar nga Sali Berisha, Rama e cilëson absurde ndërsa Partinë Demokratike një forcë të shpërbërë të financuar me para ruse, por shtoi se është i sigurtë që askush nuk do të tentojë që ta thyejë perimetrin e sigurisë. Po ashtu shtoi se samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 Dhjetor në Tiranë është vlerësim strategjik për Shqipërinë. “Është vlerësim strategjik për Shqipërinë, nuk është stacion i zgjedhur rastësisht. Është një stacion i zgjedhur në mënyrë shumë të mirëmenduar. Ndërkohë ne po përgatitemi për këtë samit, për të luajtur përsëri rolin tonë, si Shqipëri, por edhe si rajon.”