Shpërthim tritoli në Sarandë

312
Sigal

Shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit në Sarandë. Ngjarja ndodhi në orën 04.35 në lagjen nr.1. Shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit Lefter Lefterit alias Afez Kulla.

Lënda eksplozive, tritol ishte vendosur tek porta e jashtë e viles. Fatmirësisht nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në objektin 3-katësh ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarëshe e 54-vjeçarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.