Berisha nuk kursehet! Me 4934 delegatë në krah shkarkon Bardhin, Dumën, Alibeajn dhe Tabakun

245
Sigal

Me 4934 delegatëve ose 64 % të tyre, Kuvendi i Sali Berishës ka miratuar ndryshimet në statut të PD duke e çuar atë drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë që më 22 mars, sipas statutit të miratuar në parim, PD do të shkojë në zgjedhje të reja, shkarkime të rëndësishmë janë bërë nga ky Kuvend.

Delegatët e këtij Kuvendi kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Gjithashtu sipas statutit të miratuar në parim është shkarkuar edhe vetë Basha, ku deri në mars të vitit të vjen partia do të drejtohet nga një kolegj dhe do të mbahen zgjedhje të reja brenda partisë.