Njoftim i rëndësishëm për fituesit e llotarisë amerikane

860
Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim në lidhje me fituesit e llotarisë. Ata para se të aplikojnë për vizë të kontrollojnë me kujdes kriteret pranuese.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se dëftesa e shkollës së mesme mund të penalizojë aplikuesin në momentin, që ai nuk e ka ndjekur me kohë të plotë.
Ambasada e shpjegon këtë situatë përmes disa fotografive ilustruese që përmbajnë një dialog në të cilin thuhet:
-Unë po aplikoj për Lotarinë. Kam mbaruar shkollën e mesme me kohë të plotë.
-Mirë se erdhët! Ja, t’i hedh një sy të lutem.
-Më vjen keq. Arsimimi me kohë të pjesshme nuk kualifikohet. Mbani mend, aplikoni në mënyrë të ndershme. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, gënjeshtra mund të çojë në pasoja të rënda.
-Ju uroj fat në të ardhmen!
Sigal