Vendoset data kur do të votohet për shkarkimin e Bashës, lista me 29 figurat që do të drejtojnë PD-në

235
Sigal

Komisioni i Organizimit të Kuvendit të Berishës ka shkarkuar nga detyra nënkryetarët e PD, Grida Duma, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn, sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.

Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.

Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

Me 18 dhjetor do të nisë referendumi për shkarkimin e kryeopozitarit edhe nga anëtarësia e demokratëve.

Referendumi do të mbahet në mbarë vendin, pikërisht në datën kur Basha mbledh Kuvendin në Pallatin e Kongreseve.