Mjeku Demaj në Itali: Karantinimi i shpejtë i Shqipërisë, do ketë impakte të lehta

Sipas mjekut Taned Demaj, Shqipëria e ka filluar më para karantinimin, duke mos bërë gabimin e Italisë.

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se shpreson se në Shqipëri do të kalohet më lehtë se në Itali situata me koronavirusin.

NOA

Demaj: Unë shpresoj që Shqipëria meqë ka filluar pak më para me atë gabimin që ne kemi bërë, do ta ketë më të lehtë se e ka pasur Italia. Karantinimi që është forcuar u bë me vonesë dhe tani po i shohim efektet. Shpresoj që në Shqipëri të kalohet më lehtë se në Itali.