Gjirokastër – Qytetarët kundër projektit të by-passit: Rrezikon kalanë e Argjirosë

563
Projekti i by-passit në lagjen muzeale të qytetit të Gjirokastrës ka shkaktuar problemet e para ende pa filluar nga implementimi, pasi ka shkaktuar debate e zemërim te qytetarët dhe specialistët e Monumenteve.

Banorët e lagjes “Pazari i vjetër” kanë pohuar përpara Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, se ky projekt rrezikon të gjitha banesat dhe për më tepër simbolin e qytetit, kalanë e Argjiros.

Qytetari: Projekti le që prish imazhin e tërë Gjirokastrës, me ato mure të larta. Zonja Ministre të lutem sqaroi mirë bashkëlagjësit e mi.

Qytetari: Këtu jam bashkuar me këtë lagje, jam kundër by-passit. Prona ime cënohet dhe unë si individ cënohem më shumë nga gjithë qyteti. Cënohem edhe si biznes turistik.

Por nga ana tjetër Ministrja e Kulturës ka garantuar se asnjë hap i metejshëm nuk do të hidhet pa u diskutuar më parë me vetë qytetarët e Gjirokastrës.

Kumbaro: Qëllimi kryesor është vizioni për të pasur një projekt të integruar të zhvillimit, qëndra e vjetër historike si një potencial i jashtëzakonshëm turistik kulturor për të zhvilluar ekonomikisht Gjirokastrën, lidhja e kësaj qëndre me rrugët e aksesit, ofrimi i shërbimeve dhe të gjitha këto nuk janë elementë të veçantë.

Projekti i by-passit synon të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorë, duke lehtësuar qarkullimin e tyre dhe duke krijuar dy sheshe të reja parkimi.

Ndërtimi i tij po bëhet paralelisht me projektin e plotë për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, i cili përfshin studimin urban të Pazarit, restaurimin, rehabilitimin dhe rivitalizimin e rrugëve dhe trotuareve të tij si dhe rikonstruksionin e sheshit “Çerçiz Topulli”.
Sigal