Rezolutë në Kongresin Amerikan: Zgjedhjet në Shqipëri rrezikohen nga Rusia

447
Një kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë depozituar një rezolutë në Dhomën e Kongresit, të cilët kanë dalë në përfundimin se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga propaganda ruse dhe sulmet kibernetike të Rusisë.

Përmes rezolutës së tyre, ata kërkojnë që qeveria amerikane të shtojë sanksionet ndaj Rusisë. Në dokumentin 4 faqësh, kongresmenët kanë përmendur edhe rastet kur në vende të tjera janë denoncuar sulme kibernetike nga hakerat rusë.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.
Sigal