E fejuara shtatzënë vdiq në aksident, shqiptari përlotet në gjykatë kur merr vesh lajmin e rëndë

55
Sigal

Shqiptarja 23-vjeçare, Adriana Sylmetaj, u përfshi në një aksident të rëndë me të fejuarin e saj Adem Nikeziq, pak ditë më parë në New York. E reja shqiptare, e cila ishte shtatzënë, nuk mundi të mbijetonte. 30-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia pasi ishte i dehur kur ndodhi aksidenti tragjik

Ai shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin e trishtë të vdekjes së të fejuarës së tij në gjykatë ku u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur. Kur i thashë shpërtheu në lot”, tha avokati Mark Fonte për mediat e huaja.

“Viktima u gjet në kryqëzim,” i tha gjyqtares Raja Rajeswari, ndihmësprokurori i qarkut, Nicholas Agostino. “Këmba e saj e prerë u gjet 20 metra larg trupit të saj. Fëmija i saj i palindur, i shkëputur nga trupi i saj, u gjet 20 metra larg këmbës së saj.”

Sipas një kallëzimi penal të paraqitur në këtë rast, Nikeziq u tha policëve në vendngjarje se një shofer tjetër ia preu rrugën para përplasjes fatale.

“Jo çdo aksident i tmerrshëm ngrihet në nivelin e kriminalitetit,” tha Fonte.

Por prokurorët thanë se Nikeziq po ecte me shpejtësi dhe po kalonte nëpër trafik në bulevardin Hylan rreth orës 4:45 të mëngjesit kur humbi kontrollin e Dodge Challenger-it të bardhë 2021 dhe e përplasi atë në një pengesë.

Nikeziq, i cili u soll në gjykatë në një karrige me rrota dhe i veshur me rrobë spitali, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, sulm me automjet dhe ngarje në gjendje të dehur të makinës në aksidentin vdekjeprurës.

E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeçe, nga Hasi i Kosovës-motra e së cilës është një police e Departamentit të Policisë së New York – ishte në sediljen e pasagjerit kur SUV-i i çiftit me shpejtësi goditi një pengesë dhe një shtyllë shërbimi të shtunën herët, me automjetin që u nda në gjysmë, thanë prokurorët në gjykatë.

Adriana Sylmetaj vdiq nga plagë të rënda pasi fluturoi nga sedilja e pasagjerit të një makine Sedan Dodge kur u përplasën me një shtyllë druri në Staten Island në New York rreth orës 4:45 të mëngjesit të 28 janarit, tha një zëdhënës i Policisë së New York.

Shoferi i mjetit, Adem Nikeziq, 30 vjeç, më vonë u arrestua dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia kriminale, ngarje në gjendje të dehur, ndër të tjera, sipas CBS News. Nikeziq pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në një spital vendor.

Znj. Sylmetaj, e cila ishte shtatzënë në momentin e përplasjes, u shpall e vdekur në vendngjarje.

Megjithëse zyrtarët nuk e kanë zbuluar marrëdhënien mes të dyve, emrat e të dyve shfaqen në një regjistër online Buy Buy Baby. Faqja tregon se Sylmetaj dhe Nikeziq po prisnin një vajzë që do të lindte më 12 prill 2023.

“Është shumë e trishtueshme. Ajo ishte shtatzënë. Foshnja vdiq gjithashtu,” tha banorja Leonila Barnes për CBS News.

Sylmetaj, me origjinë nga Brooklyn, studioi në College of Staten Island dhe shkoi në Neë Dorp High School. Ajo ka punuar në Pleasant Plains Animal Hospital dhe NYU Langone Health, tregon profili i saj.