Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka njoftuar se nesër, më 8 prill, në orën 19:00, do të zhvillohet një takim për prezantimin e kandidatëve të Aleancës Shqipëria Madhështore në qytetin e Lezhës.
Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e kësaj aleance të bashkohen dhe të ndjekin këtë ngjarje, që ka për qëllim të prezantojë ekipin e ri të kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë aleancë në zgjedhjet e ardhshme.
Të dashur miq, nesër më 8 prill, në ora 19:00 zhvillojmë takimin për prezantimin e kandidatëve të Aleancës Shqipëria Madhështore në qytetin e Lezhës. Sipas dëshirës ju ftoj të na ndiqni.