Erisa Xhixho: Qeveria në 12 vite ka rrënuar ekonominë dhe ka falimentuar mijëra biznese,ndryshimi është vetëm një javë larg

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë ,Erisa Xhixho  në një postim në rrjetin e saj social është shprehur se në këto 12 vite, Edi Rama ka qenë shkaktari i rrënimit të ekonomisë dhe falimentimit të mijëra bizneseve.
Xhixho theksoi se ndryshimi është pranë dhe premtoi mbështetje të plotë për sipërmarrjen shqiptare përmes koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, duke mbështetur Ilir Metën në Qarkun Tiranë.
Postimi i plotë:
Kurrë nuk duhet të harrojmë se në këto 12 vite, Edi Rama ka qenë shkaktari i rrënimit të ekonomisë dhe falimentimit të mijëra bizneseve.
Ndryshimi është vetëm një javë larg. Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore, sipërmarrja do të ketë mbështetjen që meriton.
Së bashku, ja dalim!
VOTO NR.1️⃣– Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

NOA