Berisha nga Durrësi: Ëndrra e Ramës, të bëhet miliarder si Alabbari. Igli Cara: Do t’u kthejmë qytetarëve bashkinë e uzurpuar

100
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha në takimin elektoral në Durrës, u shpreh se më 14 maj do t’i vijë fundi bandës që ka uzurpuar qytetin.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri tha se në gjithë këto vite Durrësi ka pasur një qeverisje mafioze.

“Ky miting ky entuziazëm, i njerëzve të lirë, për Durrësin dhe Shqipërinë, dëshmon se Durrësi ka vendosur ndryshimin dhe se më 14 maj do të votojë, njërin  nga bijtë e vet më të shquar. Njërin nga qytetarët më shembullor, një nga politikanët që do më shumë qytetarët e këtij qyteti.

Programi i Igli Carës është për të ardhmen e Durrësit, pas takimeve intensive me banorë të qytetit, Igli Cara, vjen para jush me një program që do të shërojë plagët e merituara në këto 23 vite, nga kjo mafie më e pashpirt të Shqipërisë, Ballkanit dhe të Europës. Durrësi, qyteti i lavdisë historike, qyteti port i kombit drejt Perëndimit, ka nevojë jetike ndryshimin. Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie që është e pashpirt ndaj qytetarëve të Durrësit. 14 maji do të jetë fundi i saj.

Mafia Rama –Dako-Sako u vërsul pa mëshirë mbi monumentet. Durrësi që me porton e vet begatonte qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin më të egër. 2700 asnjë pushtues nuk ia preku Portin Durrësit, nuk ia preku rrugën e frymëmarrjes. Edi Rama për të realizuar ëndrrën e tij arabe prej miliarderi do ta na e shndërrojë Durrësin në Dubai. Unë nuk jam racist, kam respekt për kombet dhe qytetërimin, por ata që krijuan doktrinën tonë kombëtare, shkruajtën se për ne dielli lind nga Perëndimi. Ndaj dhe Durrësi do të mbetet gjithmonë syri i Perëndimit për kombin shqiptar.

Edi Rama me një babëzi të papërmbajtur, ka vendosur të realizojë ëndrrën e tij të bëhet miliarder si Alabbari duke plaçkitur tokë të shqiptarëve. Miqtë e mi më 14 maj përballe idealistët e Durrësit të Shqipërisë që besojnë se liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që besojnë se pushteti në një dorë është tragjedi kombëtare. Kandidatët e mazhorancë, takohen me grupe mafioze shpërndajnë para. Edi Rama ka vjedhë shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit, ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë. Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me fjalor halabaku, duke treguar përçmimin e tij për vlerat qytetarë, për familjet, për idealet për çdo gjë tjetër. Edi Rama mendon se me këtë fjalor do të mund të mbulojë vjedhjet e mëdha, lidhje të tij të drogës, aferën McGonigal.

Kam një thirrje për çdo durrsak pavarësisht nga bindjet partiake, çfarë pësuan qytetarët e Durrësit në këto vite? Vetëm betonizim, mafia zoti i Durrësit qytetar që ka ndjenjat, kaq i rëndësishëm për fatin e kombit, votoni Igli Carën në Durrës, Rezart Tushën në Shijak. Qytetarë, mos harroni se kryeministri është i tmerruar nga vota juaj. Rroftë Durrësi”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa kandidati për bashkinë e Durrësit Igli Cara, në fjalën e tij u shpreh se Durrësi do të votojë më 14 maj ndryshimit dhe se bashkia do t’u kthehet qytetarëve.

Cara shtoi se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka renditur edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit.

“Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës.

Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmet ta planifikonim së bashku.
Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne!
Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj.

Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët.

Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arroghancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit.
mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar””, tha Cara.