Berisha: Nesër nderojmë Martin Canin. Të martën ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë! Betejë, betejë, betejë

82
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme qytetarët të dalin në nderim të 14-vjeçarit të ndjerë, Martin Cani, i cili u vra me thikë në derë të Shkollës ‘Fan Noli’.

‘Nesër nderojmë Martin Canin. Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve. Betejë, betejë, betejë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Edi Rama kthehet nga Londra më lakuriq, më i turpëruar, por ska turp, se ai që dilte plazheve të Europës.

Edi Rama kthehet nga Londra, pasi ka hequr çdo maskë, pasi ka dëshmuar që është i biri i të atit, që firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë, ekzekutimin e tyre, pavarësisht nuk kishin asnjë faj.

Të dashur miq!

Protesta e sotme në Londër është  një thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë.

Në lartësinë e burrërisë të atyre që në mes të Londrës janë nxinë  fytyrën Edi Ramës dhe përfaqësuan ne me dinjitetin më të lartë.

Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve.

Betejë, betejë, betejë.

Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani.

Për kujtimin e tij, dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!