Berisha: McGonigal gjobëvënës në Tiranë, vetëm për ti forcuar pushtetin Edi Ramës

86
Sigal

Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u ndal në vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e PD, duke thënë se ai ishte një vendim i Edi Ramës, që siç theksoi Berisha është një hakmarrës primitiv.

McGonigal, tha kreu demokrat,  është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhte ai”.

Berisha: McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhte ai.

McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë.

Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte.

Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara. Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara.